Tentoi të mbysë me çarçaf bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari

Dhuna ndaj gruas vazhdon të jetë prezente në vend.Një 33-vjeçar është vënë në pranga e policisë së Tiranës pasi ka dhunar bashkëshorten e tij.Burime nga policia e komisariatit nr.2 bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Armando Kapa, lindur në Fier dhe banues në Tirane, i dënuar më parë, për plagosje të rëndë, pasi gjatë ditës së djeshme, në ambjenet e banesës së tij në Rrugen "Dritan Hoxha" Tirane, ka dhunuar fizikisht duke tentuar te mbyte me çarçaf dhe duke i lënë dëmtime të dukshme në pjesën e qafës bashkëshortes së tij shtetasen R. Kapa, 27 vjec, banuese ne Tirane.Për shtetasen e mësipërme është plotësuar menjehere urdhëri i mbrojtjes për në Gjykatë. Ndërkaq materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të "Dhunës në familje", parashikuar nga neni 130/a/2 i Kodit Penal.