Hyka dy gola, Kapllani triplet

Ka rezultuar një fundjavë për tu mbajtur mend kjo që sapo lamë pas për Jamir Hykën dhe Edmond Kaplanin. Të dy janë bërë protagonistë të fitoreve të skuadrave të tyre. Hyka ka shënuar dopiet në fitoren në ndeshjen e e Kupës së Zvicrës, ndërsa Kapllani një tre golësh në ndeshjen ndaj Dresden.Mesfushori shtatshkurtër, Jahmir Hyka ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të ekipit të tij si vizitor i FC Murten në ligën inferiore zvicerane. Në ndeshjen e zhvilluar për rrethin e parë të Kupës e Zvicrës, skuadra e Luçernit ku luajnë dyshja shqiptare Jahmir Hyka dhe Haxhi Neziraj ka fituar ma rezultat të thellë 0:11. Hyka shënoi golin e 7-te dhe te 11-tin me radhë duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.Në anën tjetër lojtari i Kombëtares Shqiptare U21, Haxhi Neziraj u aktivizua për 30 minuta ne këtë takim por nuk mundi të lërë edhe ai gjurmë. Hyka nuk u preferua të ftohej në miqësoren ndaj Armenisë nga De Biasi dhe ky duket se është një sinjal për teknikun italian që të kthejë sytë edhe prej tij, sepse edhe ai ka ende shumë për të dhënë.Edmond Kapllani ka rilindur. Pas ftesës në kombëtare sulmuesi shqiptar ka realizuar tre gola, duke i dhuruar ne fitoren e ekipit të tij FSV Frankfurt ndaj Dinamo Dresden. 31-vjecari hapi serinë e golave në minutën e 44-të, ku shënoi lehtësisht më portën e boshatisur. Me fillimin e të dytës Kapllani shënoi edhe golin e dytë përsonal dhe të dytin për të pas një goditje të bukur në hyrje të zonës. Sulmuesi i kombëtares ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer, duke dhuruar edhe asisit dhe duke shënuar edhe golin e tretë në minutën e 70-të duke u gjendur në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë.Për Frankfurtin aktivizohet edhe shqiptari tjetër Odise Roshi, i cili nuk luajti këtë ndeshje. Kapllani u aktivizua në mesjavë me Kombëtaren Shqiptare, në miqësoren që kjo e fundit e fitoi në shtëpi kundër Armenisë me rezultat 2:0.