Superkupa e Italisë, Juventusi shkatërron Lacion 4-0

"Kampionët e mëdhenj tregohen në ndeshje të mëdha" - ishte deklarata e Bufonit pas ndeshjes me Lacion. Juventus është e pamëshirshme në momentet kur bëhet fjala për trofe. Bardhezinjtë hedhin në tapet Lacion 4-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Antonio Conte e nis me të njëtën skemë si në sezonin e kaluar 3-5-2, me ndryshimin e vetëm se në sulm nga minuta e parë ka edhe numrin 10-të Tevez. Juventus dhe Lacio përballeshin për herë të dytë për Superkupën pas suksesit të Lacios në vitin 1998.Ndeshja nis më mirë për skuadrën e Antonio Contes që luan më mire, por Lacio është e mirëvendosur në gjysmëfushën e saj. Petkoçiv luan me kujdes dhe hedh vetëm Klosen në sulm që e ka të vështirë të luftojë me treshen e mbrojtjes së Juventusit. Në minutën e 21-të Markizio lë fushën e lojës pas një dëmtimi në gjurin e djathtë. Konte nuk shqetësohet sepse e ka një xhol të fshehur në stol. Është Pol Pogba, që vetëm pas 2 minutash shënon edhe golin e avantazhit. Lacialët provojnë të reagojnë, por nuk janë të rrezikshëm përballë Bufon. Kështu mbyllet edhe pjesa e parë në favor të bardhezinjve.Fraksioni i dytë i lojës është një show i vërtetë. Në vetëm 11 minuta Juventusi arrin të shënojë tre gola. I pari që realizoi është Kielini që ngatërron rolin e tij natyral, duke dalë në kundërsulm, Conte nuk përmbahet ndaj mbrojtësit por kur e shikon topin në rrjetë pendohet. Vetëm pas dy minutash vjen edhe goli i parë zyrtar për Karlito Tevez që merr një asist nga Pogba për të realizuar golin e tretë. Lacio është e shokuar, ndërsa Juventusi nuk di të ndalet.Bardhezinjtë realizojnë edhe një gol tjetër me anë të Lishtjener, që ishte një protagonist absolut në të gjitha golat. Me këtë fitore Juventusi arrin të fitojë edhe trofeun e gjashtë të Superkupës së Italisë, duke u bërë skuadra e dytë që ka kaq shumë trofe së bashku me Milanin. Antonio Conte pas ndeshjes u shpreh shumë i kënaqur nga skuadra, duke e cilësuar lojën e lojtarëve si shumë të mirë. Ndërsa trajneri i Lacios, Petkoviç u shpreh i zhgënjyer nga loja e lojtarëve të tij, por sipas tij bardhezinjtë e meritojnë këtë sukses që shërben për t'i ulur të tijt më këmbë në tokë.