Reali fiton, por me vështirësi ndaj Betis
Pa shkëlqim, por fiton. Nis me këmbën e mbarë aventura e Carlo Ançelottit në krye të stolit madrilène, teksa ka fituar 2-1 ndaj Real Betis. Në minutën e dytë u duk se sezoni nisi me gol, por nuk ishte kështu pasi për arbitrin e katërt kishte pozicion jashtë loje. Pas një aksioni të bukur në minutën e 14-të, miqtë kalojnë në avantazh me anë të Jorge Molina.Reali shënon sërish në minutën e 18-të, por që përsëri gjykohet si pozicion jashtë loje. Goli do të vinte vetëm në minutën e 26-të, ku Benzema godet bukur pas një topi të dhuruar nga Izko. Galaktikët këmbëngulin gjatë gjithë ndeshjes por nuk e gjejnë dot rrugën e rrjetës deri 4 minuta nga fundi, ku Izko ngrenë peshë "Santigo Bernabeon" pas një topi të bukur të dhuruar nga Marselo. Kështu mbyllet ndeshja e parë me fitore për skuadrën e Ancelotit.Në takimet e tjera të Javës së parë në La liga spikat fitorja Atletiko Madrid në fushën e Seviljas 3-1, ndërsa Valencia mundi 3-1 Malagan në një ndeshje mjaftë interesante.