Barcelona, tërmet 7 ballë në ndeshjen e parë

Barcelona e nis me furi kampionatin spanjoll, duke mundur miqtë e Levantes 7-0. Blaugranët e kthejnë në ndeshje tenisi pjesën e pare, duke shënuar plotë 6 gola.Djemtë e Tat Martinos e nisin mjaft mirë ndeshjen teksa gjejnë rrugën e rrjetës vetëm pas 3 minutash lojë. Kiliani merr një asist nga Fabregas vetëm për ta shtyrë topin. Miqtë protestojnë për një pozicion jashtë lojë, por arbitri nuk mendon kështu pasi për të gjithçka është e rregullt.Show vazhdon në minutën e 12-të, teksa Lionel Mesi gjen edhe golin e parë në La Liga. Miqtë janë të përgjumur teksa në minutën e 22-të humbasin një top,portieri Navas ndal më pas goditjen e Fabregas por jo atë të Daniel Alvesh që realizon golin e tretë. Pedro shënon të katërtin, ndërsa pleshti të pestin.Për të mbyllur pjesën e parë mendon Ksavi Hernandez, i cili realizon golin e fundit të pjesës së parë pas një asisti të Fabregas. Në pjesën e dytë blaugranët patën shumë raste, por vendosën të shënojnë vetëm një gol me anë të Pedros. Në fushën e lojës hyri edhe Neymar në minutën e 64-të, duke hyrë në vend të Aleksis Sançez.Në këtë takim spikat edhe zëvendësimi i Mesit në minutën e 71-të. Klubi i Barcelonës duket se e ka justifikuar me një gjendje, jo të mirë ende fizike për të përballuar ‘90 minuta, ndërsa mediat spanjolle nxjerrin të tjerë skenarë, gjithsesi në orët në vijim do të merret vesh e vërteta. Trajneri i Barcelonës bëhet i pari në historinë e saj që ka fituar takimin e parë kaq thellë 7-0.