Vrasje në Arbanë të Tiranës, viktima u qëllua ndërsa po tentonte një grabitje

Tentativa e një hajduti për të grabitur një biznes ka çuar në vrasjen e këtij të fundit nga roja i këtij biznesi. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Arbanë në Tiranë në orën e para të ditës së hënë. Viktima është 35-vjeçari Astrit Marku nga Arbana, babi i dy fëmijve, i cili ka shkuar për të vjedhur një lavatriçe që shërben për materialet inerte, buze lumit Erzen.Por roja i këtij biznesi, Kleandro Zefi vetëm 18 vjeç ka pikasur që dikush kishte hyrë në ambjentet e biznesit që ai kishte nën ruajtje dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.Si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetur i vdekur 35-vjeçari Marku, i cili ishte me origjinë nga Kukësi por vendosur prej vitesh në këtë zonë të kryeqytetit.Ndërkohë që Marku në tetativën e tij për të vjedhur nuk ka qënë vetëm. Ai ka qënë i shoqëruar edhe nga Andi Allamani i cili është ndaluar nga blutë e Tiranës nën akuzën e vjedhjes. Menjëherë pas sinjalizimit kanë mbërritur në vendngjarje forcat e policies, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e autorit të vrasjes dhe bashkëpunëtorin e viktimës Andi Allamani.Të dy këta persona ndodhen në Drejtorinë e policisë Tiranë ku po merren në pyetje për të sqaruar saktë rrethanat e ngjarjes që çuan në humbjen e jetës së 35-vjeçarit Marku.Ndërsa viktima dhe Andi Allamani njiheshin si problematikë në zonën e Arbanës, pasi shpesh herë ata akuzoheshin nga banorët për vjedhje të ndryshme që kanë ndodhur në zonë.