Durrës, Vila e Zogut drejt degradimit

Një nga pikat më të bukura turistike që ka qyteti bregdetar i Durrësit po degradon gradualisht si rezultat i papërgjegjshmërisë së pushteteve që jo vetëm nuk kanë mbrojtur natyrën e kësaj zone, por që i kanë hapur dritën jeshile ndërtimeve që e kanë kthyer atë nga një park natyror në një zonë urbane. Banorët e zonës, por edhe turistët apo familjarët që vijnë të bëjnë fotot e dasmave në këtë pikë turistike shprehen të indinjuar me atë që ka ndodhur...Në majë të kodrës vilë ndodhet dhe vila e famshme e ish mbretit Zog me vlera historike dhe arkitektonike, që për fat të keq ka humbur shumë nga imazhi i saj, për vete degradimin natyror që ka pësuar zona.