Tirana i rikthehet jetës

Është ditë e dielë e muajit Gusht e megjithatë qendra e kryeqytetit të jep përshtypjen e një dite krejt të zakonshme e jo një dite pushimi. Rrugë të mbushura me njerëz që vrapojnë rrugëve si dhe qarkullim i dendur i automjeteve.Këto pamje konfirmojnë faktin se shqiptarët kanë pushuar shumë pak gjatë kësaj vere. Këtë vit sipas agjensive turistike bie në sy bie në sy reduktimi i ditëve të pushimit nga 10 netë në 7 apo 5 netë, por gjithashtu vihet re dhe zëvendësimi i pushimeve të gjata në thjesht fundjava të shkurtra.Kriza ekonomike për të cilën u përfolë aq shumë se Shqipëria i shpëtoi, mesa duket i shfaqi efektet edhe në këtë aspekt. Varfëria dhe papunësia kanë bërë që shumë qytetarë të mos pushojnë edhe pse për çdo person është e nevojshme që të pushojë të paktën disa ditë në vit.Ndërkohë që në këtë lëvizje bien në sy makinat e zbukuruara të nuseve. Mesa duket kriza ekonomike nuk ka mundur të prekë realizimin e dasmave në Shqipëri.