Çelet sezoni i gjuetisë në Fier, gjuetarët të shqetësuar për gjuetinë e paligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2013, 13:16
Shoqata e gjuetarëve "Natyra" në Fier ka çelur sezonin e gjuetisë 2013-2014.Sezoni u çel për rrethin e Fierit në afërsi të fushës së Sheqit. Sekretari i shoqates së gjuetarëve, Lame Lulja, gjatë fjalës së tij ngriti shqetësimin se ngelet problem gjuetia e jashtëligjshme e cila kryhet nga persona të cilët nuk jane të specializuar në këtë fushë, gjë e cila sjell dëmtime në faunën dhe pasurinë e saj.Ky sezon i gjuetisë i përketë gjuetisë së turtullit. Sezoni i cili filloi këtë të Premte përfundon në 15 Mars të vitit 2014. Së fundi Lame theksoi fatin se duhet të ndalohet automatikisht vrasja e kafshëve dhe shpendëve pa kriter pasi ky fenomen po çon drejt zhdukjes së shumë krijesave me vlerë të zonës së Fierit.