Dita e emigrantëve në Bushek, kreu i Komunës bën apel për investime
Pika turistike e Byshekut që për çdo ditë pret e përcjellë qindra pushues, këtë herë ka pritur qindra emigrantë e familjarë të tyre në "Ditën e Emigrantëve".Prej gjashtë vitesh, kreu i komunës Shushicë, Lutfi Lala, me vendim të Këshillit të Komunës, e ka shpallur festë të cilësuar si " Dita e Emigrantit", konceptuar dhe e organizuar në formën e një shfaqje artistike. Grupi folklorik i këngëve dhe valleve popullore tradicionale të zonës, si dhe këngëtarë të ftuar kanë uruar me këngë e valle mërgimtarët duke zgjuar e mbajtur gjallë në të njëjtën kohë dashurinë, krenarinë dhe mallin për vendlindjen. Është një trevë që jo pak është zhvilluar nga kontributi financiar i emigrantëve prej më tepër se dy dekadash.Kryetari i Komunës, Lutfi Lala, thotë se " 30 përqind e popullsisë së Komunës që janë të aftë për punë janë emigrantë në shtete të ndryshme të Europës, prandai ai u bëri thirrje që të investojnë në komunën e tyre për të zhvilluar këtë zonë por sidomos turizmin, veçanërisht në pikën turistike të Byshekut.Komuna ka një infrastrukturë dhe urbanistikë të rregullt me vila, plantacione dhe miniferma duke e kthyer këtë zonë në një model jo vetëm për qytetarë elbasanas por edhe turistët e huaj që vizitojnë "Portën e Shpatit".Edhe për këtë vit "dita e emigrantit" mblodhi në një atmosferë festive dhjetra e qindra banorë vendas e emigrantë të kthyer për pushimet verore nga vendet ku ata emigrojnë.