Tregëtarët hedhin prodhimet në kosh, rënie drastike e konsumit gjatë muajit Gusht
Mungesa e blerësve detyron tregtarët që të hedhin në kosh prodhimet bujqësore.Tregtarë të ish-Uzinës Dinamo shpjegojnë se gjatë këtij muaji më shumë kanë humbur se kanë fituar. Ata deklarojnë se shumë mall i mbetet stok si pasojë e uljes së konsumit si pasojë e krizës ekonomike dhe për shkak të largimit të qytetarëve me pushime. Sipas tregtarëve edhe pse çmimet janë shumë të ulta në këtë periudhë, thuajse çdo ditë ata janë të detyruar që të hedhin një pjesë të frutave dhe perimeve të cilat fillojnë të prishen.Ndërkohë që përsa i përket çmimeve, tregtarët shprehen se prodhimi i shumtë në vend ka ndikuar në mbajtjen e tyre shumë ulët.Tregtarët lajmërojnë se në javët në vazhdim pritet që të ketë një rritje të të gjitha produkteve si pasojë e mbarimit të prodhimit të stinës.