Shndërrimi i SHQUPIT në seli të PD-së, LSI: Hetim, qeveria po krijon konflikt artificial

Me marrjen në dorëzim të qeverisë, mazhoranca e re do ti bëjë një skaner ligjor vendimit për  tjetërsimin e godinës së SHQUP-it në seli të Partisë Demokratike.Nënkryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka paralajmëruar vënien para përgjegjësë të cilitdo qëka shkelur ligjin, dhe njëherësh ka akuzuar qeverinë në ikje për stisje të një konfliki artificial për këtë çështje.“Duhet verifikuar ligjshmëria e vendimeve, nëse është shkelur ligji të mbahet qëndrim. Tensionimi i kërkuar nga Berisha nuk është pjesë e diskursit tonë politik. Mbi çështjen e SHQUIP-it do të hidhet dritë në kohën e duhur. Duhet skaner juridik për tjetërsimin e pronës së SHQUP-it. Ky konflikt është stisur për të vënë në qendër të vëmendjes, Sali Berishën”, u shpreh Vasili.Një ditë pasi institucioni i Presidencës ngriti alarmin për kërcënim të “Institucionit të Presidencës” nga mazhoranca e majtë, Vasili lëshoi këtë apel:“Çdo lloj tensionimi i mëtejshëm i panevojshëm, qoftë ky edhe i institucioneve të larta mbi qeverinë, është një tensionim i panevojshëm. Secili duhet të jetë në raport dhe në respekt me mediat”.Në komunikimin me mediat, nënkryetari i LSI-së reagoi edhe për gjëndjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sipas tij Spitali Ushatarak. Ai tha se kritike mbetet situata në shërbimin e traumës, dhe apeloi qeverinë të marrë masa urgjente.Nënkryetari i LSI-së, njëherësh ish Ministër i Shëndetësisë tha se qeveria e majtë ka gati një strategji afatgjatë për mirëfunksionimin e Spitalit Ushtarak.