Moyes: Ishte një lojë e stilit të Manchester Unitedit

Trajneri i Manchester Unitedit, skocezi David Moyes e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme “aventurën” tek ‘Djajtë e Kuq’.Kampioni i Anglisë dje në udhëtim mundi Swansea Cityn me rezultat 1-4, në ndeshjen e xhiros se parë. “Timonieri” i klubit nga ‘Old Traffordi’, pas ndeshjes tha se është shumë i kënaqur me lojën që tregoi skuadra e tij.“Ishte një lojë e stilit të Manchester Unitedit. Ishim efektivë në sulm dhe jam shumë i kënaqur. Ky është një vend i vështirë për të luajtur dhe ne fituam”, ka thënë Moyes.Në radhët e Unitedit në këtë ndeshjes nuk është paraqitur farë talenti kosovar Adnan Januzaj.