Mungon uji i pijshëm, 300 familje në lagjen nr.13 kanë 2 javë pa ujë
Ne kete dite te nxehta gushti dhe ne nje kohe kur ndodhemi ne pikun e sezonit turistik, mbi 300 familje ne lagjen nr 13 te qytetit te Durresit vuajne mungesen e ujit te pishem. Ndonese paguajne rregullisht faturat, banoret thone se vuajne mungesen e ujit prej me shume se 15 ditesh. Sipas banoreve, nderprerja e ujit te pishem eshte e qellimte dhe e paguajne dyfish ujin, nje here Ujesiellesin dhe nje here botet private.Ndodhemi ne stinen e veres dhe nevoja per uje te pishem eshte shume e madhe. Ndonese nga ana e Ujesjellesit eshte thene se jane marre te gjitha masat dhe pergjate sezonit veror nuk do te kishte probleme me ujin e pishem, fakte tregojne krejt te kunderten. Pak dite me pare qindra familje e biznese nga zona e Plazhit deri ne Golem ngelen per me shume se 20 dite pa uje.