Panairi “Saranda 2013”, prezantohen prodhimet më të mira artizanale
Për tre ditë rradhazi shetitorja "Naim Frashëri" "në qytetin e Sarandës u bë "strehë" e subjekteve prodhuese e tregtuese, nga artizanë të ardhur nga gjithë Shqiparia e diaspora.Rreth 60 subjekte prodhuese nga Shqipëria dhe hapësira të tjera të trojeve etnike të ndryshme sollën pranë njeri-tjetrit në këtë event kombëtar traditën e punëve të dorës nga treva të ndryshme shqiptare.Nga pikëpamja e lëvrimit dhe teknikave të punës së dorës eventi përfshiu qendistarinë e dorës dhe punët në tezgjah, punime në material druri,bizhuteri dhe veshje kombëtare në guacka të qëmtuara nga brigjet e Jonit, përmes një larmie teknikash aplikative.Panairi "Saranda 2013" në prurje dhe motive ishte një mozaik larmish dhe një simfoni e vërtetë e mozaikut etnokulturor shqiptar sipas trevave, shprehje e ndjenjës së hollë estetike të artistëve artizanë shqiptarë dhe një rrugëtim i këtyre trevave drejt një qyteti si Saranda, destinacion i preferuar turistik që kulmon në sezonin veror.Për kryebashkiakun Çipa, bashkia e Sarandës nuk do të kursejë inkurajimin e ndërmarrjeve të tilla që sjellin për qytetin bregdetar. Panairi terhoqi vemendjen jo vetem per turistet vendas, por edhe ata te huaj te cilet paten mundesi te njihnin nje prej traditave shekullore te vendit tone.