Kampionati Holandez, Ajaksi sfidohet nga Feynord

Një fundjavë të bukur pritet të dhurojë edhe Kampionati Holandez. Kampionia në fuqi Ajaksi i Amsterndamit do të jetë i impenjuar në një sfidë delikate përballë Fejnordit.Miqtë dy javët e para nuk i kanë nisur mire, duke i humbur të dyja ndeshjet dhe gjenden në fundin e tabelës, por emri i tyre të lejon të bindesh se kjo sfidë ashtu si gjithmonë do të jetë një duel i vërtet.Ndërkohë edhe Ajaks nuk është se ka bërë një start të shkëlqyer, pasi kanë humbur sfidën ndaj Alkmarit 3-2 dhe kanë fituar ndaj Rodës thellë 3-0.Kryesuesja e momentit PSV Enthoven do të luajë përballe debutuesve GO Ahead Eagles, të cilët deri tani kanë rrëmbyer 4 pikë. Një sfidë që në letër është e lehtë, por në fushë ngelet të shihen diferencat. Në takimet e tjera që do të zhvillohet sot Kambur do të luajë përballë Groningen, Valvijg do të sfidojë Alkmarin.