Ligue 1, Lyon hap javën e e dytë me fitore

Olimpik Lion ka çelur javën e dytë në Kampionatin Francez mbrëmë duke fituar 1-3 në fushën e vështirë të Sosho. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke e gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e pestë. Lion reagon vetëm në minutën e 35-të, duke gjetur barazimin me Jasine Benzia. Pas vetëm 5 minutash Lekazete shënon edhe golin e dytë duke e mbyllur pjesën e parë me ketë rezultat.Në fraksionin e dytë të lojës Sosho surprizohet shumë shpejt, duke pësuar edhe golin e tretë që shënohet nga ylli i kryeqytetasve Johan Gurguf që i jep një goditje të fortë shpresave të vendasve. Me këtë fitore Lioni merr edhe kryesimin me 6 pikë të plota në dy javë.Në javën e dytë të Ligue 1 nuk do të mungojnë shumë përballje interesante. Kështu Olimpik Marseje do të sfidohet nga Evian në një ndeshje që pritet të mos ketë shumë surpriza. Tuluz do të luajë në mbrëmje ndaj Bordo në një duel që duket i pazakontë për momentin, pasi të dyja skaudrat janë në fundin e tabelës. Milionerët e Monakos do të përballen me Monpelje në një takim shumë interesant për djemtë e Ranierit. PSG i Zlatan Ibrahimoviç dhe Kavanit do të ketë si kundërshtar Ajason.