Starton Premier League, rikthehet Moyes

Sot startoi sezoni 2013-2014 i Premier League-s por me merkaton ende të hapur për disa futbollistë që nuk kanë vendosur ende për të ardhmen e tyre (Bale, Rooney, Suarez). Manchester United, Manchester City dhe Chelsea vijnë këtë edicion me teknikë të rinj.Ky është sezoni i parë për Premier Ligën që nuk do ta ketë të pranishëm Sir Alex Fergusonin si trajner apo lojtar që nga viti 1956. Edhe pse ai do të ketë ndikimin e madh prapa skenës në Old Trafford, dalja në pension e Fergusonit sezonin e kaluar la hapësira boshe te United dhe Premier League, ndërsa kjo mund të ndryshojë diçka në futbollin anglez.David Moyes ka pasur një fazë përgatitore shumë të vështirë me Unitedin dhe një fitore jo të lehtë ndaj Viganit në Superkupën e Anglisë, teksa edhe puna e tij në tregun e transferimeve ka qenë zhgënjyese. United e humbi Thiagon te Bayerni dhe duket se djajtë po humbin kohë me Fabregasin. Moyes duhet të tregojë se është në gjendje ta zëvendësojë teknikun legjendar.Me Pellegrinin e sapo emëruar, Siti ka bërë ndryshime në ekip në ekip. Stevan Jovetic, Alvaro Negredo dhe Jesus Navas kanë forcuar sulmin, teksa Fernandino do të ringjallë mesfushën. Do të shohim nëse Pellegrini do të jetë në gjendje ti mbledhë të gjithë yjet e tij dhe të marrë maksimumin prej tyre.Në Angli rikthehet edhe "Special One", i cili merr frenat e Çelsit të tij më të cilin arriti të vendosë një rekord absolut të pikëve të marra gjatë një sezonal. Murinjo rigjen Terrin por Jo Drogban, nga Çelsi i asaj kohë ka disa yje të tjerë ndoshta më të mirë. Të shohim edhe dorën e portugezit se çfarë do të jetë në gjendje të dhurojë.Por a do të mundin "Djajtë e Kuq" të rifitojnë titullin kampion vetëm me holandezin Van Persi dhe pas dështimeve në merkato me Fabregas dhe Thiago Alcantara? Çfarë do ët jetë në gjendje të bëjë një "ujk i vjetër" si Jose Mourinho? A është në gjendje Manchester City të rikthehet sërish triumfator pas një merkatoje shumë të mirë gjatë verës dhe me një teknik të ri si Manuel Pellegrini?Të gjitha këto pikëpyetje, por edhe të tjera do të fillojnë të marrin përgjigje duke filluar nga dita e sotme duke filluar java e parë e sezonit 2013-2014 të Premier League. Të gjithë tifozët duhet të jenë të sigurt se në çdo ndeshje do të ngelen të kënaqur nga loja e yjeve.