Starton La Liga, Reali dhe Barcelona gati për spektakël
E shtunë 17 gusht ora 19:00 merr formë edhe një ndër kampionatet me spektakolarë në botë, La Liga. Emocione pafund, spektakël, gola, grint dhe në fund një fitues. Real Sociedad dhe Getafe do të hapin La Ligan në një përballje edhe pse jo mes të mëdhash premton për një ndeshje të bukur. Por nuk merr fund këtu, pasi në mbremje do të luajnë edhe Vilareali ndaj Bilbaos dhe Valencia ndaj Malagas.Kampionët në fuqi do ta nisin në Kamp Nou ndaj Levantes. Nga kanceri i Tito Vilanovës deri te ardhja e Tata Martinos kanë ndryshuar disa gjëra të Barcelona, po ato lojtarë, vetëm ka një dallim thelbësor, tashmë mes tyre është edhe një tjetër yll, Neimar. Pleshti tani do të ketë në krah një supertalent me anemi, por vetëm në media pasi në fushë ai di të dhuroj vetëm spektakël. Barcelonën e pret një sezon aspak i lehtë, pasi përballë do të kenë as më pak dhe as më shumë por një fytyr të re, një ekspert trofesh si Karlo Ançeloti.Nga tërmeti Murinjo te qetësia e teknikut italian ka shumë diferencë. Kështu do të zhduken barrierat e lojës së shëmtuar që nuk u kishte hije galaktive dhe në fushë do të ketë vetëm veprime për tu mahnitur, nga pasimet spektakolare të Izkos, te magjia e Kakas apo te fuqia Ronaldos ka shumë pritshmëri. Por te madrilenët mungon akoma edhe dikush, është Bejl që do të jetë edhe qershia mbi tortë e Realit edhe për të gjithë La Ligan.Valencia nga ana tjetër do te jetë pa Soldadon, por tashmë ka Helder Postigën dhe do të ketë përballë Malagën që ka kaluar periudhën e vështirë dhe është e gatshme të bëjë një tjetër sezon të mirë si kaluari. Duke kërkuar një alternative të tretë për titullin është shumë e vështirë, por ndoshta mes tyre gjejnë Atletiko Madridin e Simeones që do ta nisë sezonin ndaj Seviljas në një betejë prove për forcat që disponon.Atletiko humbi Falkaon, por ka gjetur David Vijan dhe diferencat mes tyre anë për tu parë. Një gjë ngelet e sigurt që nga java e parë deri në të fundit , do të kemi vetëm gola dhe spektakël dhe çdo javë do jemi dëshmitar të magjive të futbollistëve më të mirë në botë Ronaldo dhe Mesi.