Java e dytë e Bundesligës, Bayern dhe Dortmund në kërkim të fitoreve
Pas javës së parë ku Bayerni dhe Dortmundi konfirmuan se do të jenë rivalët kryesore për titull është radha e javës së dytë. Në javën e parë bavarezët mposhtën Borusi Myncshgladbah, ndërsa verdhëzinjtë Augsburgun, duket se do të jetë radha për të dhënë edhe sinjalin e dytë.Kështu skuadra e Pep Guardiolës do të luajë ndaj Entrat të Frankfurtit që javën e parë pësoi një humbje tenistike 6-1. Ndërsa të besuarit e Jurgen Klop do të luajnë përballë Aintraht Braunzhvajg që e kanë sezonin e parë të tyren në Bundesligë.Në duele të tjera spikasin Hamburgu dhe Hofenheim që do të përballen mes tyre në një duel mes të barabartësh. Të dyja skuadrat në javën e parë brazuan 3-3 dhe 2-2 përballë Shalkes dhe Nurenburgut.Një tjetër duel për tu mos u humbur është edhe sfida mes Shtutgardit dhe Bajer Leverkusen si dhe Volfsburg, që do të përballen mes tyre në kërkim të fitoreve.Nga ana tjetër është për tu parë edhe Verder Bremen që duhet të vazhdojë serinë e fitores së parë në një duel jo shumë të vështirë përballë Augsburg që ka objektiva modeste. Nurenburgu do të sfidojë të parën në klasifikim, Hertën e Berlinit që javën e parë shkatërroi Entrahtine Frankfurtit.