SHQUP-i, AK kundër PD-PS: Të bëhet pallat drejtësie

Ndërsa mes dy partive të mëdha në vend është hapur një tjetër “betejë” pas vendimit të qeverisë për të kaluar godinen e SHQUP-it ne seli te PD, AK sjell një propozim interesant. Në një deklaratë për mediat Aleanca KuqeZi shprehet kunder qendrimeve te PD dhe PS per qendrimet politike qe po i bejne keto dy parti kthimit të Shtepise Qendore te Ushtrise si seli qendrore e opozites.Ne kete mori akuzash politike, AK vjen me një propozim si alternative per godinen e SHQUP, shnderrimin e saj ne pallat drejtesie, në një kohë që sipas saj Tirana eshte i vetmi kryeqytet ne Europe pa pallat te tille.Aleanca KuqeZi sjell ne vemendjen e opinionit publik se PD dhe PS gabojne per administrimin e SHQUP-it, pasi sipas saj kjo godine nuk nevojitet as si ndertese ushtrie dhe as partie.Kthimi i saj ne nje pallat drejtesie, thekson AK, demostron forcen e shtetit dhe per kete shkak ky subject partiak i ben thirrje PD dhe PS qe te terhiqen nga qendrimet politike per SHQUP-in.