Dule: Shteti t’i përmbahet marrëveshjes së 2009, t’i kthehet subjekti kishës në Përmet

Objekti ti rikthehet menjëherë Kishës në Përmet. Me këtë apel i është është adresuar qeverisë ende në detyrë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ndërsa ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e përmbarimit në Përmet për të kthyer në identitet Pallatin e Kulturës së këtij qyteti, që prej gati 16 vjetësh ishte kthyer në Kishë Ortodokse. Në një prononcim për mediat, Dule thekson se ngjarja në Përmet të kujton luftën ndaj fesë dhe shndërrimin e vendeve të kultit në Pallat Kulture, fenomene të cilat kanë cënuar jo pak imazhin e vendit tonë.“Shteti ynë ka precedentët më të errët gjatë dy shekujve të fundit në marrëdhëniet me komunitetet fetare. Ngjarja në Përmet të kujton luftën ndaj fesë dhe shndërrimin e vendeve të kultit në Pallat Kulture. Denoncojmë këto shkelje që kanë prekur çdo besimtar dhe qytetar të ndershëmtë vendit tonë. Askush nuk ka alibi për qëndrimet e veta si qeveria në ikje, ashtu edhe ajo në ardhje. Këto fenomene kanë cënuar imazhin e vendit tonë” deklaron ai.Sipas Dules zgjidhja e vetme bazohet në marrëveshjet e shtetit me komunitetin ortodoks miratuar në vitin 2009, e cila mbështet Kishën sipas detyrimeve të vendit për rikthimin e besimit dhe pronave e objekteve fetare. Bazuar në këtë marrëveshje, Dule thekson se shteti duhet të reagojë dhe t'i rikthehet menjëherë objekti Kishës në Përmet.Këto deklarata kreu i PBDNJ-së i bëri nga Gjirokastra, ndërsa një ditë më parë lidhur me ngjarjen reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila shprehu shqetësimin e thellë për atë qe e quajti “incident i dhunshme në Kishën e Virgjereshës Mari në Përmet.”Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Koutras theksoi se shpreson që këto veprime të jenë kryer pa qënë në dijeni qeveria shqiptare. Ai deklaroi se Ambasada greke dhe autoritetet konsullore janë duke e monitoruar nga afër këtë çështje.