Gjirokastër, ndalohen 21 klandestinë nga Siria dhe Maroku

Vijon aksioni për ndalimin e klandestinëve në pikat kufitare të vendit tonë, të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri me destinacion vendet e tjera të Europës.Paraditen e sotme policia Gjirokastrës ka vënë në pranga 21 shtetas të huaj në pikën kufitare të Kakavijës, në vendin e quajtur Mulliri. Mësohet se të ndaluarit janë me kombësi siriane dhe marokene dhe kishin si qëllim të kalonin përmes Shqipërisë për në vendet e Bashkimit Europian.Ndërsa aksioni nën drejtimin e drejtorit të kufirit Admir Abrija vijon edhe në këto momente, pasi dyshohet për të tjerë klandestinë në qarkullim, blutë po marrin në pyetje 21 të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të klandestinëve, që duket se është kthyer në një shqetësim kohët e fundit.