Shpërthim eksplozivi në banesën e biznesmenit, nuk ka viktima

Në orën 3 pas mesnate, banorët në rrugën “Myslym Keta” në Tufinë u tronditën nga një shpërthim të fuqishëm. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe uniformat blu pasi mbërritën në vengjarje bënë të ditur se synimi i autorëve ka qënë që kjo sasi eksplozi të hidhej brenda kësaj shtëpie. Kjo banesë është në pronësi të Alban Bekës, pronar i një sërë pikave të basteve në Tiranë.Po sipas burimeve të policisë, autorët kanë kaluar me autmomjetin e tyre, kanë tentuar që ekspozivin ta hidhnin brenda shtëpisë por për fat të mire, kjo sasi ka ka shpërthyer në oborr dhe përveç panikut të banorëve të kësaj lagjie dhe dëmeve materiale, nuk ka patur të lënduar.Pasojat e shpërthimit i shohim vetëm nga kjo derë e jashtme sepse familja ende nuk është kthyer dhe dera vijon të mbetet e mbyllur, ndërsa fqinjët nuk donin të shpreheshin mbi këtë ngjarje.Pistat e parë të hetimeve lidhen me konkurencën që ka biznesmeni në Tiranë. Polica ende nuk ka persona të idenfikuar për këtë ngjarje, por hetimet kanë nisur menjëherë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.