Prej një viti me urdhër mbrojtje, bashkëshorti tenton ta therë, parandalohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2013, 22:27
Policia e kryeqytetit ka mundur të parandalojë një krim në familje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Poligrafikut , ku shtetasi Shpetim Uku 47-vjeç ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij e cila prej 1 viti ishte me urdhër mbrojtje.Sapo është sulmuar nga bashkëshorti i saj, Elvira Uku ka telefonuar forcat e policisë të komisariatit numër 1 në kryeqytet, të cilët kanë realizuar edhe arrestimin e shtetasit Shpëtim Uku.Blutë më pas kanë bërë dhe shoqërimin e bashkëshortit agresor në komisariat, ndërkohë që po punohet per zbardhjen e motive të konfliktit.