Prishja e kishës, Greqia: E papranueshme, urojmë të jetë bërë pa dijeni të qeverisë
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e përmbarimit në Përmet për të kthyer në identitet Pallatin e Kulturës së këtij qyteti, që prej gati 16 vjetësh ishte kthyer në Kishë Ortodokse. Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Konstantinos Koutras, duke iu përgjigjur interesit të medias shprehu shqetësimin e thellë për atë qe e quajti "incident i dhunshme në Kishën e Virgjereshës Mari në Përmet."Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme u shpreh se Priftërinjtë e Kishës u nxorën forcërisht, në ditën e kremtimit të festës së Shën Mërisë, u nxorën jashtë objektit vula e Kishës, ikonat dhe enët e shenjta, dhe nuk u lejuan besimtarët të hynin në vendimin e adhurimit. Të gjitha këto, theksoi zëdhënësi, janë akte të papranueshme dhe të dënueshme, pavarësisht çdo pretendimi ligjor.Ministria e Jashtme e shtetit fqinj i kujton Shqipërisë se "Respekti për lirinë fetare, mbrojtja e vendeve të adhurimit dhe ushtrimi i të drejtës së besimit është një detyrimet themelore që një shtet ka ndaj shtetasve të tij si dhe një standard europian që duhet respektuar.Në fund të reagimit të tij zëdhënësi Koutras theksoi se shpreson që këto veprime të jenë kryer pa qënë në dijeni qeveria shqiptare. Ai dekalroi se Ambasada greke dhe autoritetet konsullore janë duke e monitoruar nga afër këtë çështje.