Gjobat ndaj biznesit, Dollapi: Janë kamatvonesa, zero tolerancë ndaj debitorëve

Një ditë pasi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë denoncoi publikisht gjobat abuzive deri në mbi 1 milionë lekë të reja, që sipas saj kompania 'CEZ Shpërndarje' po u vendos sipërmarrjeve private, vjen edhe reagimi nga administratori shtetëror Sait Dollapi. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News përballë drejtorit të Informacionit Patrik Sadikaj, Dollapi hodhi poshtë pretendimet për lëshim me vonesë të faturave nga CEZ dhe llogaritjen e tyre si kamatvonesa. Sipas tij “gjobat” që përmendi zoti Nikolin Jaka nuk janë asgjë tjetër vecse detyrime ligjore, pra kamatvonesa që vinë për shkak të mospagesës në kohë nga biznesi të faturës së energjisë elektrike.“Ajo që u deklarua dje nga zoti. Jaka nuk është për mbifaturimet, por mbi detyrimet. Kjo s’ka të bëjë me gjobat, kamatat janë detyrime ligjore që vinë për shkak të mospagesës së faturës në kohën e duhur. Aktualisht kemi vetëm 11 kompani që kanë paraqitur kërkesat e tyre. Këto do shqyrtohen dhe do tu jepet përgjigje ligjore. Por 11 ankesa në 140 000 kontrata me biznesin nuk është ndonjë shifër alarmante. Ne do jemi korrekt ndaj biznesit ashtu sic edhe biznesi dueht të jetë i tillë, këtu kam parasysh që të mos bëjnëndërhyrje në sistemin e matjes. Në të kundërt ne do procedojmë me masa shtrënguese, si për bizneset ashtu edhe me konsumatorët e thjeshtë, familjarë” tha ai.Referuar furnizimit me energji të zonave bregdetare përgjatë sezonit veror, Dollapi tha është garantuar furnizim normal  me përjashtim të ndonjë avarie apo përkeqësim të motit, defekte të cilat  janë riparuar në kohë rekord. Sa i përket importimit, ai tha se janë marrë të gjitha masat për muajin gusht, ndërsa janë hapur proçedurat nga kompania për shtatorin."Kemi arritur ti garantojmë furnizim normal të gjithë zonës turistike, ky ka qenë dhe objektivi ynë. Kjo u pa dhe nga masat që kompania mori, bëmë ndërhyrje në Ksamil, zona të Shkodrës e me radhë, të cilat dhanë efektin e tyre. Me përjashtim të ndonjë avaraie, apo probleme për shkak të motit, furnizimi ka vijuar normalisht. Jo vetëm në bregdet, por dhe gjithë Shqipërinë nuk kemi probleme me energjinë. Kompania ka realizuar furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve. Ne kemi një detyrim ligjor, jemi të detyruar të importojmë energji për mbulimin e humbjeve që janë në rrjetin shpërndarës, pa ndikuar negativisht në regjimin e kaskadës së Drinit. Kemi marrë të gjitha masat për muajin gusht, kemi hapur proçedurat për muajin tjetër" u shpreh Dollapi.

Duke bërë një rezyme të periudhës që kur kompania kaloi nën administrimin e shtetit dhe drejtimin e vetë atij, Dollapi  sqaron se gjendja e kompanisë është stabile, ndërkohë që  shpejtësia dhe garancia e strukturave të komanisë së CEZ është në nivelet më të larta të saj.  Ndërkaq ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin e palëkundur për të mos toleruar asnjë debitor të energjisë eklektrike, qofshin këto institucione apo konsumatorët familjarë.

“Përmes masave afatshkurta emergjente arritëm që brenda një periudhe 2 mujore  të kalonim nga një masë emergjente, të stabilizonim situatën. Shpejtësia dhe garancia e strukturave të komanisë së CEZ është në nivelet më të larta të saj.  Ndërprerja e enrgjisë për debitorët  nuk është aksion, por punë e vazhdueshme dhe normale që po kryehet në të gjithë territorin e vendit. Kjo punë ka dhënë dhe rezultatet e saj, në muajin korrik morëm rezultatet dhe mund të them që rezulatet e kompanisë janë shumë të mira,  kemi një nivel arkëtimi 85% në shkallë vendi.  Ne po vazhdojmë në mënyrë të pandërprerë ndërprerjen e energjisë për institucionet shtetërore që janë debitotë ndaj CEZ. Nuk do tolerojmë asnjë subjekt. Lidhur me spitalet dhe ujësjellësat apo burgjet. Në këto pjesë nuk kemi ndërhyrë, por s’ka arsye që adminsitrata e një ndërmarrjeje të ketë shërbimin me energji elektrike duke mos e paguar atë.  Ka pasur reagim nga institucionet dhe pagesa nga ana e tyre, shpresoj të vazhdojë me këtë ritëm” tha më tej ai.

I pyetur rreth ankesave të bashkive Vlorë, Fier për mungesën e ndriçimit të qytetit ai u përgjigj:

“Përgjegjësia bie mbi Bashkinë, ashtu siç ne mbledhim  faturën tek qytetarët apo subjektet e tjera, edhe Bashkitë duhet të mbledhin taksat e tyre. Me përjashtim të tre Bashkive ne kemi qenë korrekt me shlyerjen e detyrimeve. Nëse do ecim me parimin se ky shërbim nuk cënohet, apo ajo shtresë nuk preket, kompania do humbë forcën e saj për të blerë energji dhe për të shlyer detyrimet e saj. Në fund të muajit gusht, kompania CEZ nuk ka asnjë detyrim të prapambetur ndaj KESH apo OST”.

Dollapi foli edhe rreth objektivave të kompanisë për periudhën në vazhdim, ndërsa garantoi se  për momentin nuk pritet rritje e çmimit për konsumatorët.

“Kemi kryer rreth 7 mln investime. Kjo si rezultat i uljes së shpenzimeve të kompanisë, i kemi ulur me rreth 13 mln dollarë, për të njëjtat shërbime.  Po luftojmë që shpenzimet të jenë sa më të vogla dhe efektive. Ne jemi kompani në administrim shtetëror të përkohshëm, i vetmi organ që vendos për çmimin është ERE. Ne s’kemi paraqitur ndonjë kërkesë për rritje çmimi.Duhet të ndryshojmë parametrat e kompanisë si fillim, në momentin që e arrijmë këtë, pra uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve dhe të ardhurat nuk mjaftojnë, atëherë ne jemi të detyruar të aplikojmë për çmim” përfundoi ai.