Pogradec, dajë dhe nip goditen nga rrufeja, humb jetën 23-vjeçari

Dajë dhe nip janë goditur nga rrufeja pasditen e sotme në Pogradec, ku fatkeqësisht ka gjetur vdekjen ky i fundit. Ngjarja u shënua në fshatin Carevë , ku Denis Alinji 23 vjeç dhe Ramadan Lushka 53-vjeç, ndërsa ndodheshin në një pyll për të mbledhur dushk janë goditur nga rrufeja.Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Alinji, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe 53-vjeçari, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.Mësohet se vendin e ngjarjes kanë qenë edhe persona të tjerë, të cilët janë mundur ti japin ndihmën parë dy të afërmve, por fatkeqësisht njëri prej tyre ka vdekur ne vend.