Dekorohet drejtori i "Societe", Nishani i jep titullin Hubert De Saint-Jean
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2013, 20:23
Drejtori i përgjithshëm i Bankës Societe Generale në Shqipëri, Hubert De Saint-Jean është dekoruar sot nga Presidenti Bujar Nishani. Kreu i Shtetit i ka akorduar këtë titull nderi "Për merita të veçanta civile". E pranishme në ceremoni ka qënë edhe ambasadorja e Francës në vendin tonë, Kristinë Moro.Hubert De Saint-Jean është Drejtor i Përgjithshëm i Societe Generale në Shqipëri, një bankë që ka 42 degë, dhe u shërben një numri të madh klientësh, individë dhe biznese në të gjithë vendin.Në shtator 2011, z. de Saint-Jean u emërua Zv. Kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise France-Albanie, ndersa në janar të këtij viti u zgjodh Anetar i Keshillit Drejtues te AAB (Shoqata Shqiptare e Bankave).