Miratohen konçensionet për ndertimin e 12 HEC-ve dhe 2 parqeve
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës i ka hapur rrugë dhenies me konçension të 12 hidrocentralave nga Gramshi ne Valbone, duke e çuar në 372 numrin e hidrocentraleve të dhëna me koncesion, si dhe dy parqe ere, njeri ne qarkun e Elbasanit tjetri ne qarkun e Gjirokastres. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri Berisha në rrjetin social facebook, i cili e konsideron mbledhjen e së mërkurës të kabinetit të tij qeveritar, terësisht të dedikuar energjisë.“Te dashur miq, dita e mbledhja e sotme e qeverise ishte mbledhje per energjine. Ne kete mbledhje u vendos dhenia me konçension e 12 hidrocentralave nga Gramshi ne Valbone dhe dy parqe ere, njeri ne qarkun e Elbasanit tjetri ne qarkun e Gjirokastres. Per ndertimin e ketyre 12 HEC-eve dhe dy parqeve te eres do investohen rreth 500 milione euro dhe do te punesohen rreth 4 mije vete. Me keto 12 HEC-e arrin ne 372 numeri i hidrocentraleve te dhena me konçension per ndertim, nga viti 2007 deri tani” shkruan Berisha.Per ne energjia eshte promotor kryesor i zhvillimit te vendit, thekson më tej Kryeministri, ndërsa nënvizon se Shqiperia vend lider ne rajon per prodhimin e energjise ujore eshte dhe do te mbetet motoja e PD.