Aksident në rrugën e Arbrit, 1 i vdekur, 3 të plagosur
Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti rrugor në Bulqizë. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e njohur si qafa e Buallit, ku dy automjete, një fuoristradë dhe një makinë tip “Benz”, janë përplasur mes tyre dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë edhe 3 persona të tjerë.Mësohet se viktima është drejtuesi i fuoristradës Gani Keta, shef i Kuardit në Drejtorinë Arsimore të Bulqizës, ndërsa personat e tjerë të plagosur, identitetit i të cilëve nuk dihet ende janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.Në vendngjarja kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.