Durrës, motoçikleta përplas 4-vjeçarin, vdes në spital i mituri
Një fëmijë i vogël ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Durrës. Burime nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se një 7 vjeçar nga Vushtria e Kosovës me iniciale E.Z është aksidentuar në afërsi të shkollës "Bajram Curri" nga një motoçikletë që lëvizte me shpejtësi pranë kësaj shkolle, drejtuesi i së cilit është larguar menjëherë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.Fëmija është transportuar me urgjencë për në spital, ku i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale per shkak te plageve te renda qe kishte marre nga perplasja e motorit. Me gjithe perpjekjen, mjeket nuk kane mundur ta mbajne ne jete te miturin, i cili ka nderruar jete ne spital rreth 2 ore pas aksidentit.Në vengjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.