Vlorë, vijon aksioni i Bashkisë për prishjen e ndërtimeve pa leje

13 vendime per prishjen e ndertimeve pa leje janë zbatuar sot nga Inspektoriati Urbanistik i bashkise se Vlores. Ruspa eshte ndaluar sot ne Uje te Ftohte, ku janë rrafshuar 10 objekte e tre te tjera ne zonen e Jonufrës, te cilat rezulton se janë rindertuar pas prishjes muajin e kaluar.Drejtuesit e Bashkise kane theksuar se aksioni do te vijoje edhe ne ditet ne vazhdim si dhe do te meren masat per dokumentimin e plote te çdo rasti qe eshte ndërtuar pa leje.Ardian Musta, nën kryetar i bashkise se Vlores theksoi se kane hasur ne veshtiresi per shkak te gjykates e cila ka pezulluar disa nga vendimet per prishjen e ketyre objekteve dhe sipas tij edhe Ministria e Mjedisit ka dhënë leje mjedisore per disa objekte sipas vendoreve, jo ligjore.Musta tha se perpos prishjes se ndertimeve pa leje do te proçedohen penalisht te gjithe ata persona qe do te rindërtojne, nderkohe Bashkia ka apeluar te gjithe vendimet e pezullimit dhene nga gjykata.