Juventus fillon përgatitjet anti-Lacio
Trajneri i Kampionëve të Italisë, Antonio Konte, e ka të qartë, Juventusi duhet të ndryshojë diçka për ndeshjen e parë të Superkupës së Italisë ndaj Lacios. Të Dielën në mbrëmje, bardhezinjtë do të përballen me Lacion dhe strategu i "Zonjës së vjetër" e ka të qartë që nuk lejohen më hapa false.Konte ka ri-gjetur edhe disa lojtarë që janë rikthyer nga kombëtaret, ndërsa ka vazhduar stërvitjen në Romë duke preferuar të shkojë më shpejtë për tu ambientuar më mirë.Nga sot, Konte do të vendosë edhe se cili do të jetë formacioni anti-Lacio. Mbrojtësi Barzajli vazhdon të mbetet në dyshim dhe nuk u grumbullua as nga Prandeli, ndërsa alternativa duket se është gati dhe është uruguaiani Kaseres që është më në formë se Ogbona. Mbrojtja do të kompletohet me Bonuçin dhe Kielinin ndërsa në sulm me shumë mundësi nga minuta e parë do ta nis me Vuçiç dhe Tevez. Malazezi është në një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar edhe për Malin e zi duke mos i dhënë asnjë mundësi Kontes për të mos e hedhur nga minuta e parë. Juventusi ka publikuar edhe listën zyrtare të të grumbulluarve ku bie në sy rikthimi i Pepes, ndërsa ndaj Lacios me shumë mundësi nga minuta e parë do ta nis Pogba dhe jo Markizio.Ndërkohë, trajneri i Lacios, Vladimir Petkoviç, ka thënë se ata nuk e kanë aspak frikë Juventusin. Bardhekaltrit mposhtën Romën në finalne e Kupës së Italisë dhe tani do të ketë përballë Kampionen."Disa nga ndeshjet e para të sezonit gjithmonë janë të paparashikuara, veçanërisht kur luhet për trofe. Aty shkohet me shumë dyshime, por po ashtu me siguri si fakti se ne do të bëjmë gjithçka për të fituar. Finalet nuk janë bërë për t'u luajtur mirë - vetëm për t'u fituar. Juve sërish edhe këtë vit do të jetë favorit absolut në serie A - ata kanë më shumë kualitet dhe lojtarë më të mirë" tha Petkoviç.