Turistët e huaj, interes për të eksploruar zonat malore të Shqipërisë
Turistët e huaj tregojnë mjaft interes për të eksploruar zonat malore në Shqipëri. Si rezultat muaji gusht ka shënuar një fluks të ardhjes së turistëve të huaj në në vendin tonë.Sipas përfaqësues së agjensisë Yldon, Griselda Goxhara gjatë këtij muaji ka pasur shumë prenotime prej turistëve nga shtete të ndryshme të cilët kanë pasur si destinacion bukuritë natyrore të zonave malore. Më të pëlqyerat janë Thethi,Valbona,Vermoshi apo Dardha.E megjithatë muaji gushti i cili vlerësohet si muaji më i preferuar për pushimet verore përsëri vlerësohet si mjaft i vakët përsa i përket prenotimeve.Kjo ka ardhur si rezultat i krizës ekonomike por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve në krahasim me disa vite më parë.Ndërkohë që vendet më të preferuar për të kaluar pushimet për shqiptarët mbeten Greqia dhe Turqia këto të favorizuara më së shumti edhe prej çmimeve më konkuruese që ofrojnë.