Deklaratat për kthimin e rendit, Fishta: Zgjidhja,të përmbyset piramida e policisë

Deklaratat e bëra në fushatën elektorale të qeverisë së re se për 100 ditë do të kthejë rendin dhe sigurinë u pritën më mjaft entuziazëm nga qytetarët.Po sa mundësi do të ketë kjo qeveri në kushtet ku ndodhet Policia e Shtetit që ta mbajë këtë premtim?Për Sadedin Fishtën, kreun e Sindikatës së Policisë që ndryshimi të vijë duhet që piramida e policisë të përmbyset.Sipas tij aktualisht 60 % e buxhetit të Policisë së Shtetit shkon për punonjësit me grada të larta dhe administratën dhe vetëm 40 % për efektivat e terrenit. Fishta sqaron se rritja e numrit të personelit në terren do të ishte një hap shume pozitiv, pasi do sillte kontroll me te madh te territorit.Ndërsa Fishta pohon se Policia e Shtetit vazhddon të punojë në kushte mjaft të vështira materiale dhe financiare.Sipas Fishtës qeveria e re i ka marrë në konsideratë rekomandimet e Sindikatës dhe shpreson që ajo t’i verë në zbatim.