Fushata: Adnan! Thuaj “Po” Shqipërisë

Shqiptarët janë të çmendur pas Adnan Januzaj.Pas lajmit të publikuar nga portali belg "Voetbalnieus.be" se talenti shqiptar i Manchester United  ka refuzuar disa herë ftesat e kombëtares belge për shkak se do të luajë për Kombëtaren Kuqezi, kanë sjellë një atmosferë shumë të gëzueshme në opinionin sportiv mbarë-shqiptar.Menjëherë pas dhënies së lajmit, në mediat shqiptare mijëra tifozë të çdo lloj grupmoshe kanë pushtuar faqet në “Facebook” dhe “Twitter” me ftesën publike drejtuar 18-vjeçarit: Adnan Januzaj, thuaji “Po” Shqipërisë.Ftesat kanë ardhur nga çdo cep i botës ku ndodhen shqiptarë, të cilët te Januzaj shohin të ardhmen e Kombëtares sonë. Ditë më pare, ftesë publike në drejtim të tij bënë edhe trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana, i cili tha i pari: "Januzaj vishu kuqezi". Ai po tërheq vëmendjen e gjithë opinionit sportiv në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm, dhe nuk kanë munguar as krahasimet me futbollistë legjendarë të Manchester United.Në këtë fushatë duket se është prekur edhe babi i 18-vjeçarit që pasi ka parë të gjithë këtë reagim i ka kërkuar që të zgjedh Shqipërinë. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga Januzaj por një gjë është e sigurt, ai që tani ka pushtuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Në rast se do të zgjedh Shqipërinë ai do të shndërrohet në një hero për kombëtaren tonë.