Kthimi i pronës tek ish-pronarët, 9 familje mbeten në rrugë në Tiranë

Kthimi i pronës tek ish-pronarët vazhdon të sjellë konflikte midis përmbarimit dhe familjeve që banojnë prej vitesh në banesat që me vendim gjykate duhet të shkojë tek i zoti.Konflikti i radhës është regjistruar në zonën e Pazarit të Ri, ku 9 familje duhet të lirojnë ndërtesën, pasi për këtë ekziston një vendim i dhënë nga gjykata e Tiranës. Ndërsa banorët shprehen se ata janë akoma në një proces gjyqësor dhe nuk dinë asgjë për vendimin që mbajnë në dorë përmbaruesit.Që nga koha që gjykata kushtetuese vendosi në favor të pronarëve dhe largimin nga shtëpia të qiraxhinjve janë shënuar një sërë incidentesh. Është krijuar një situatë e tillë ku familjet mbesin në mes të katër rrugëve pas asnjë zgjidhje dhe shpesh herë është situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.