Turizmi seksual mbërrin në Shqipëri, mjekët: Masa mbrojtëse për shmangien e sëmundjeve
Në Tailand,Kosta Rika, në Kenia, në Japoni dhe Amsterdam zhvillohet prej disa vitesh turzimi seksual, turizëm ky i suksesshëm që ka sjell të ardhura të konsiderueshme në ekonominë e vendeve. E nëse këto destinacione njihen, në Shqipëri ky është ende një koncept i ri e paragjykes por jo i pamundur.Për të ndihmuar turistët e pushuesit që kanë zgjedhur këtë lloji eksperinece, shtetet e ndryshme në botë ofrojnë edhe paketa të masave mbrojtëse mbështetur nga politikat shëndetësore për të shmangur infeksionet apo sëmundjet seksualisht të transmetueshme.Mjekët infeksionit thonë se edhe pse turizmi seksual në vend mund të duket i çuditshëm për të qënë i pranushëm, shumë të rinj e të reja krijojnë raporte të përkohshme gjatë sezonit veror. Madje, në këtë rast duke harruar edhe riksun që mund të mbartin.Infeksionet sekuale në vend zënë përqindjen më të madhe të sëmundjeve të transmetueshme. Vendin e parë e mban Hiv Aids, por nuk qëndron larg as hepatiti C. Pavarësisht ritmeve të shpejta në të cilën ka ecur mjekësia në botë, asnjë mendikament nuk arrin të shëroj plotësisht sëmundjet seksualisht të transmetueshme por që janë vdekjeprurëse.