PD përshëndet vendimin për SHQUP-in: Rama kërkon të eleminojë opozitën

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në seli të kësaj force politike.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi e cilësoi vendimin si akt moral, demokratik e ligjor."PD pëshëndet vendimin për të dhënë godinën publike. Këto vendime janë marrë që prej ‘90 edhe për parti të tjera përfshi dhe PS-në. Kjo godinë ka humbur funksionet dhe do t’i kthehet serioziteti. Do të modernizohet dhe funksionojë si institucion publik në shërbim të opozitës shqiptar”  tha Laura Vorpsi.Ajo ka akuzuar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se kërkon të minojë veprimtarinë e opozitës së re."Po del në pah lufta e paskrupllt e maxhorancës së re për të eleminuar aktivitetin e opozitës. Kërcënimet publike nga figura të larta politike janë reflekse të regjimeve totalitare.Kreu i socialistëve me gjuhën e ashpër që përdori  dëshmoi se do eleminimin e opozitës. Reflekset e njeriut-shtet flasin për rrezikun e rënies së shtetit në duart e një sundimtari” shtoi ajo.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD vijon si më poshtë:

Partia Demokratike pershendet vendimin e autoriteteve te larta shteterore per te dhene nje godine publike (ish-SHQUP-in) si seli qendrore te opozites. Vendime te ngjashme jane marre qe prej viteve ‘90 edhe per parti te tjera politike, perfshire ketu edhe Partine Socialiste. Ish Shtepise Qendrore te Ushtrise, e cila prej kohesh ka humbur funksionet institucionale publike, do t’i kthehet rendesia dhe serioziteti i munguar. Ky ambjent do modernizohet dhe do te funksionoje si nje nga institucionet me te rendesishme publike, si vendi i opozitarizmit, i alternatives qeverisese, institucioni ku do te linde nje projekt i ri politik per Shqiperine! Ne cdo vend demokratik permiresimi i kushteve te punes se opozites do te kishte marre pergezime. Institucioni i opozites eshte themeli i demokracise dhe kollone e zhvillimit te nje kombi.Perpos ketij akti sa moral, demokratik dhe ligjor, po del ne pah nje fenomen i rrezikshem: lufta e paskrupullt per te minuar aktivitetin institucional te opozites! Prej mese dy javesh marioneta te pushtetareve te neserm kane nisur nje sulm te paprecedent ndaj Partise Demokratike. Vajtojne per fatet e nje ish-restoranti te ushtrise ata qe vite me pare, per interesa pushteti sakrifikuan te gjithe infrastrukturen ushtarake te vendit, ata qe ben cmos te pengonin hyrjen ne Aleancen Veri-Atlantike. Partia Demokratike e vlereson lart Ushtrine Shqiptare. Qeverisjet e Partise Demokratike modernizuan armaten, e ngriten ne nivelin e ushtrive perendimore dhe e antaresuan ne NATO, aleancen politiko-ushtarake me prestigjoze ne historine e njerezimit. Kercenimet publike ndaj figuarve te rendesishme shteterore, gjuha e urrejtjes dhe mllefi anti opozitar deshmojne reflekset e regjimeve totalitare. Kulmi i marrezise dhe etjes per revansh u shenua dje nga kreu i mazhorances se re. Me nje gjuhe te ashper, anti-demokratike, jo dinjitoze per nje kryeminister te koheve moderne, kryesocialisti Rama deshmoi edhe njehere se koncepti i tij per pushtetin eshte eliminimi i opozites.I erresuar nga urrejtja patologjike ndaj kundershtarit, ky personazh politik nuk po ngrihet dot ne moralin dhe etiken e nje lideri mazhorance Demokratike. Reflekset e njeriut-shtet qe enderron te beje njeheresh kryeministrin, kryeprokurorin, gjykatesin dhe ekzekutuesin, flasin per rrezikun e rilindjes se autokracise, te renies se shtetit ne duart e nje sundimtari. Jo selia e re e Partise Demokratike, por reflekset autoritare, mungesa e pervojes ekzekutive e qeveritareve te rinj, legjitimiteti i demtuar nga shit-blerja masive e votes, inkriminimi i nje pjese te grupeve parlamentare si dhe tendecat per monopolizim te ekonomise nga biznesmene me pushtet, jane sfidat reale te shoqerise shqiptare. Per kete lufte parimore per shtetin, demokracine, lirine dhe zhvillimin ekonomik, Partia Demokratike do jete ne krah te shqiptareve, ne mbrojtje te interesave dhe vlerave te tyre perendimore!