Luftë me fjalë në distancë mes Ronaldos dhe Mourinhos

Sulmuesi i Realit të Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo dha një deklaratë befasuese ndaj bashkatdhetarit dhe ish-trajnerit të tij Jose Mourinho. I pyetur për trajnerin që e stërviti gjatë tre vjetëve të fundit te Reali, 27-vjeçari ironizoi duke thënë se "nuk ia vlen të flasësh për një njeri të tillë"."Më vjen keq, por nuk do të flas për një njeri të tillë. Nuk ia vlen ta bësh këtë", deklaroi Cristiano, i rrethuar nga gazetarët pas ndeshjes miqësore të kombëtares portugeze, që barazoi mbrëmë 1:1 me Holandën.Ronaldo duket se mendon vetëm për epokën e re që ka nisur tek Reali. "Më pëlqen të punoj me Ancelottin. Ai është një njeri dhe trajner i madh. Jam i bindur që do të hapë një cikël shumë të suksesshëm tek Reali", komentoi futbollisti.Duket se revolta e futbollistit u motivua nga disa deklarata të befasishme të "Special One", i cili deklaroi për shtyp se ndihej krenar që kishte stërvitur "Ronaldon e vërtetë", Nazario de Lima Ronaldo, brazilianin e njohur rëndom si "Fenomeni".Sulmuesi portugez foli edhe në lidhje më rinovimin e kontratës me galaktikët duke thënë se ai nuk është shqetësuar pas ka një kontratë deri në vitin 2015-të. Ronaldo është lojtari që ka shënuar më shumë në ndeshjet miqësore për Realin e Madridit në këtë prag sezoni.Ai është ndër kandidatët kryesor për topin e  artë këtë sezon dhe më formën që po tregon si me kombëtaren dhe me Realin i jep një sinjal të qartë Mesit që s'do ta ketë të lehtë si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.