"Fiket alarmi" te Milan, rikthehet Baloteli

Mario Baloteli do të jetë, jo në 100 për qind të formës së tij por ai do të jetë për të  ndihmuar ekipin e Milanit që të martën e ardhshme do të luaj sfidën e rëndësishme për fazën e play-ofit në Ligën e Kampioneve ndaj PSV në Holland. Dëmtimi i gjurit të djathtë nuk sjell më shqetësime për sulmuesin i cili rikthen buzëqeshjen në Milanelo. Pas shumë seancash fizioterapie, Balotelli do të rikthehet në stërvitje me grupin e futbollistëve. Në këtë mënyrë alarmi për mungesat në sulm tashmë ka rënë .Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Alegrit jo vetëm sepse nuk do ët jetë Pacini por edhe sepse në këtë ndeshej luhen 30 milionë euro që janë shumë të rëndësishme për arkat e klubit kuqezi. Mario ka bërë një program specifik stërvitje për ta rikthyer në formën e  tij më të mirë në një kohë sa më të shkurtër.Por Alegri mund të buzëqesh edhe për De Shiljon dhe Robinjon të cilët janë stërvitur me ekipin duke dhënë sinjale pozitive. Së pari për to ishte një test i rëndësishëm atletik dhe më pas teste në lojën më top në mënyrë për ti rikthyer nga dëmtimet e vogla që kanë pësuar në fazën përgatitore. Ndërkohë përgatitje aerobike ka kryer edhe El Sharaui që rikthehet pas ndeshjes në Romë me të kaltrit.Milani po bën të gjitha përgatitjet për sfidën ndaj PSV ndërsa vazhdon të shpresohet për Hondën për një gjetje të marrëveshjes me klubin e CSKA-së por gjërat nuk duken aspak të lehta.PSV nga ana tjetër rrezikon të humbas talentin e saj Zakari Bakaje që ka një problem muskulor dhe është në dyshim serioz për sfidën ndaj kuqezinjve.