Aksident në Fushë Krujë-Tiranë përplasen 3 mjete, 2 të vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Tiranë.Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Tapisë ku tre automjete u përplasën ne njëra tjetrën dhe për pasojë kanë gjetu vdekjen shtetasit Kastriot Jaku, banues në Milot dhe Gjergji Nano, banues në Tiranë.Dyshohet se shkak për aksidentin është parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.