Zgjidhjet për ngërçin në KQZ, Kume: Marrëveshje, ose ndryshim në kod

Termi riformatim nuk ekziston në Kodin Zgjedhor, ndaj subjektet politike që kërkojnë këtë duhet të bëjnë të qartë nëse presin plotësim të KQZ, apo ndërprerje të mandatit të anëtareve të tij dhe për këtë duhet te gjejne referencen ligjore. Kështu shprehet ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume.Për Kumen ka një zgjidhje që mund të arrihet përmes një marrëveshje politike, ndërsa zgjidhja e dytë do të ishte ndryshimi i Kodit Zgjedhor.Qëndrimi i Kumes vjen pas kërkesës së nënkryetarit të LSi, Petrit Vasili, i cili kërkoi riformatim të KQZ dhe paralajmëroi uljen në tryezë për të zgjidhur ngërçin në këtë institucion, që vazhdon të funksionojë me 4 anëtarë, pa kuorumin e duhur për vendimarrje të rëndësishme.