Zguri: Mazhoranca e re të mos përdorë numrat për ozurpimin e KQZ
Anëtari i KQZ, Klement Zguri, deklaroi në Ora News në intervistën e mbrëmjes se nuk mund të ndërpritet mandati i anëtarëve nëse kjo kërkesë nuk bazohet në ligj, pra në nenin që parashikon këtë gjë në kodin zgjedhor. Në këto kushte Zguri kërkoi nga mazhoranca e re te beje propozimet konkrete dhe t’ja dergoje ato Kuvendit per miratim.“Pretendim tradicional, pas çdo procesi subjektet zgjedhore ngrehen dhe kërkojnë diçka të tillë. Politika funksionon mbi bazën e një axhende të interesave të tyre. Por projekti duhet të jetë edhe në përputhje me interesin publik. Unë mund të jap komente ligjore, në momentin kur riformatohet, anëtarët duhet të kërkojnë disa kritere ligjore. Ndërprerja e parakohshme e mandatit të anëtarëve është e parashikuar në kod se kur mund të bëhet. Që nga 2000 pas çdo procesi gjendet një marrëveshje mes palëve që të bëjnë të mundur ndryshime të tilla, por këto funksionojnë kur ka marrëveshje të mëdha ose gjatë reformave zgjedhore. Subjektet zgjedhore që kanë të drejtën të kenë përfaqësues duhet të gjejnë arsyen dhe të propozojnë kandidatët për të plotësuar vakancën e krijuar në KQZ. Shpresoj që mazhoranca s’do ketë arsye dhe s’do dojë të ndërhyjë në mënyrë brutale për shkak të shumicës që ka, për të ozurpuar KQZ” deklaroi ai.Gjithsesi vakumi i krijuar nga doreheqjet ne KQZ, per Zgurin duhet rregulluar me ligj, çka do te thote se duhet nje permiresim i reformes zgjedhore .“Për të përcaktuar një formulë eficente për KQZ kërkon një studim. Nuk është vetëm KQZ, por gjithë administrata zgjedhore. Unë kam eksperienca edhe kur KQZ ka qenë e pavarur, organ kushtetues dhe kur u bë kategori ligjore. KQZ nga zgjedhjet në zgjedhje ka ardhur duke përmirësuar imazhin e saj, nuk është konstatim imi, por edhe nga vëzhgues brenda dhe jashtë. Ishte me katër anëtarë, sic edhe thuhet rëndomtë 4 anëtarë të një spektri politik dhe kemi pasur vendime korrekte, ligjore.Zgjedhjet e 23 qershorit sollën dy elementë mbi të cilët politika duhet të ketë vëmendje, bojkotin e anëtarëve të KQZ. Duhet të bëhet e mundur që raste të tilla të mos gjejnë bazë për tu kryer. Kemi rastin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta, ku në rast se ndodhin vakanca të tilla plotësohen nga KQZ, për këtë të fundit mund ta bëjë Parlamenti, pra duhet të ketë një institucion. E dyta ishte rasti i Lezhës, falsifikohet rezultati zgjedhor. Nuk gjeta një rast ku njëri nga vëzhguesit të ngrejë zërin për një rast të tillë. S’mund ta kuptoj që me një numër kaq të madh personash si mundet të ndodhin veprime të tila dhe mos të denoncohen. Ligjvënësi duhet ta bëjë të mbrojtur sistemin ndaj adminstratës zgjedhore, të cilët tentojnë të manipulojnë procesin. Rezultatet e zgjedhjeve duhet të jenë në përputhje me vullnetin e zgjedhësve. Në zgjedhjet e fundit që kaluam rezultati ishte i qartë. Koha do tregojë që ndërhyrja që besoj se forcat politike do t’i bëjnë kodit zgjedhor, do të përmirësojnë apo jo nivelin e zgjedhjeve” u shpreh Zguri.Nje pike tjeter qe duhet permiresuar eshtë edhe ndeshkimi qe duhet parashikuar per vezhguesit, pasi rasti i Lezhes ne keto zgjedhje tregoi se ata u bene pjese e manipulimit.“Besoj se ka bërë ndikimin e vet, por rasti i Lezhës tregoi se ka akoma ka njerëz të administratës shtetërore që se besojnë dicka të tillë. Në eksperiencën time nuk janë thjeshtë anëtarët e komisioneve , është më e thellë ajo që ndodh, pasi ai rezultat shkon në favor të një subjekti politik. Sa herë vinë anëtarë të rinj ka një tendencë për ta bërë më agresive situatën në KQZ. Me kalimin e kohës debati bëhet më profesional. Është e vështirë për të dhënë mendim të qartë. Ne themi që është mirë që politika të largohet, por s’jemi ne që vendosim, në fund fare janë partitë politike që ulen dhe vendosin. Koha po vjen për një mënyrë tjetër të funksionimit të administrates zgjedhore, më të pavarur nga politika” tha ndër të tjera anëtari i KQZ.Duke bërë një analizë të pocesit zgjedhor që lamë pas, Zguri u shpreh se KQZ arriti të rrëzojë alibinë se KQZ vendos rezultat në tavolinë.“KQZ funksionoi me katër anëtarë, problematika nuk erdhi për shkak të KQZ, është e stisur nga subjektet zgjedhore, nëse s’do ishte e tillë do kishte zgjidhje ligjore në një kohë të shkurtër, pasi kodi zgjedhor e parashikon dicka të tillë. Ishte një marrëveshje mes aksionit personal të anëtarëve dhe subjekteve zgjedhore. Anëtarët e ngelur morën gjithë përgjegjësinë. Vendimet e KQZ e shtensionuan situatën, solli një lloj qetësie tek përfaqësuesit e partive. KQZ në mënyrë absolute nuk ndikon në procesin zgjedhor për më tepër në rezultatin e tyre, është i monitoruar në gjithë subjektet që mbulon. Kjo vjen edhe për shkak të ligjit. Sot në përfundim të gjithë proçesit, KQZ i’a ka arritur të realizojë jo vetëm një proçes transparent por edhe në standardet e kërkuara, duke rrëzuar edhe atë alibi, që KQZ vendos rezultatin”theksoi përfaqësuesi i PR në KQZ"theksoi ai.Ndërsa përpara KQZ ka zgjedhjet e pjeshme lokale në dy komuna dhe Bashkinë e Korçës, zoti Zguri tha se ky Komision vazhdimisht ka angazhime dhe punë që duhet t’i bëjë.