Berisha dënon dhunën në Egjipt: Ndërkombëtarët të ndalin dorën e gjeneralëve puçist
Kryeministri Sali Berisha ka dënuar masakrat ushtarake të Kajros ndaj popullësisë civile në Egjipt. Në një koment të tij në rrjetin social facebook, Berisha shprehet se zhvillimet tragjike në Egjipt deshmojne se bashkepunetoret e afert te Mubarakut po rikthejne me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar.“Te dashur miq, dite te zeza per popullin mik egjiptian. Junta ushtarake e Kajros kreu dy ditet e fundit nje masaker te vertete ndaj protestueseve paqesor.Kjo masaker, ne te cilen u egzekutuan qindra, e ndofta mijera protestues, deshmon fytyren e vertete te juntes puçiste qe u instalua ne Kajro pas permbysjes se Presidentit te zgjedhur me voten e lire te qytetareve egjiptian. Keto zhvillime tragjike deshmojne se bashkepunetoret e afert te Mubarakut po rikthejne me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar.Shqiptaret, qe kane tek egjiptianet nje komb mik, ndjekin me dhimbje dhe te shokuar zhvillimet ne kete vend.Duke denuar me ashpersine me te madhe masakrat e juntes ushtarake te Kajros ndaj popullsise civile” .Qeveria shqiptare ben thirrje per nje qendrim nderkombetar te koordinuar te vendosur per te ndalur doren e masakres ndaj qytetareve nga gjeneralet puçist qe po zhysin vendin ne lufte civile dhe kaos, thekson me tej Berisha, në mënyrë që të rivendoset dialogu midis forcave politike kryesore te vendit.Kajro ishte e qetë mengjesin e së enjtes, pas ofensivës së forcave të sigurisë kunder islamikeve, përkrahesve të ish-presidentit egjiptian Mohamed Mursi.Te pakten 525 persona humben jeten gjate ofensivës së forcave të sigurisë kunder islamikeve, përkrahesve të ish-presidentit egjiptian Mohamed Mursi ne te dy kampet ku ata ishin vendosur.Në Egjipt u shpall gjendja e jashtezakonshme dhe u vendos ndalim qarkullimi në 11 provinca të vendit, përfshire edhe Kajron.Megjithese pas ores 6 te mengjesit mund te levizej pa kufizim, shume pak makina qarkullonin në rruget e kryeqytetit te Egjiptit dhe ne uren mbi Nil. Mengjesin e së enjtes, makinat e grumbullimit te mbeturinave po mblidhnin cfare kishte mbetur nga kampet e protestes, në sheshin pranë xhamisë, Rabaa Al Adauija dhe sheshin Nahda.Prej tre korrikut kur ushtria rrerzoi nga pushteti Mohamed Mursin, protestuesit u mblodhen për të kërkuar rikthimin e tij. Vllazeria Myslimane” që përkrahu ngritjen e kampeve në dy zonat e kryeqytetit raportoi nje shifer me te larte te viktimave; jane te pakten 2000 te vrare.