SHQUP-i seli për PD, Rama: Turp! I merituan 1 mln shuplakat e popullit në 23 qershor
Një “turp", "grabitje", "kundër ligjit", "pushtet plaçkitës". Të tillë e ka vlerësuar vendimin e qeverisë për ta kaluar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) si një seli e Partisë Demokratike,Kryeministri, që pritet të marrë detyrën në muajin shtator, Edi Rama. Në një reagim të tij në rrjetin social twitter, ai thekson se paskan qenë merituara 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor qeverisë aktuale."Ç'turp: Partia humbese qe ende qeveris nje vend te NATO-s, grabit Shtepine Qendrore te Ushtrise per ta bere seli te veten! Dhe kunder Ligjit! Çdo dite e qeverise pas zgjedhjeve tregon sa te merituara kane qene 1 milione shuplakat qe i dha Populli ne 23 qershor pushtetit plackites!"shkruan Rama.Ndërkohë Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin për të hequr Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) nga Minisitria e Mbrojtjes. Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria kanë firmosur vendimin që SHQUP të kalojë seli e PD-së.