Zgjedhjet e pjeshme lokale, KQZ miratoi fletët e votimit dhe renditjen

Rreth 20 mijë qytetarë me të drejtë vote ne komunat Rrethinat në Shkodër dhe komuna Dardhas në Korçë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur për drejtuesit vendor të tyre.Në kuadër të proçesit të administrimit të proçesit të zgjedhjeve të pjesshme në këto dy komuna, KQZ ka miratuar me katër vota sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për këtë proçes.Po ashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka miratuar edhe përmbajtjen e fletëve të votimit për këto zgjedhje, ku u hodh me short renditja emërore e kandidatëve në të dy Komunat.Po ashtu KQZ miratoi pushimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga Aleksandër Çela, pasi vetë ankimuesi e ka tërhequr kërkesën e tij pranë KQZ.Më 27 shkurt, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave për kryerjen e veprave penale. Pas këtij vendimi, Presidenti i vendit, Bujar Nishani dekeretoi datën 1 shtator për mbajtjen e zgjedhjeve në këto Komuna.