Reformë të ligjit zgjedhor, konstitucionalistët: Jo vetëm riformatim të KQZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2013, 16:50
Riformatim të KQZ, por edhe një reforme të ligjit zgjedhor. Mosfunksionimi i KQZ për shkak të mungesës së kuorumit dhe vendimarrjet antiligjore, janë baza mbi të cilat konstitucionalistët shtrojnë nevojën e ndryshimit të trupës së institucionit më të lartë zgjedhor.Por pas KQZ, një hap tjetër duhet hedhur për të garantuar zgjedhje më të mirë se këto që sapo lamë pas, reforma zgjedhore.Që pas largimit të LSI-së nga koalicioni i djathtë PD-ja nisi proçedurat për zëvendësimin e anëtarit të saj në KQZ.Kjo shkaktoi debate të ashpra për ndërhyrje politike në KQZ, ndërsa u shoqërua me dorëheqje të dy anëtarëve te propozuar nga Partia Socialiste dhe PBDNJ si dhe dorëheqjen e nënkryetarit të saj Denar Bibës.