Helmimet nga ushqimet e pasigurta, 47 persona të kontaminuar për 3 ditë
47 persona të kontaminuar në 3 ditë. Kjo është pasoja e konsumimit të produkteve të pasigurta të cilat ekspozohen në qiell të hapur. Më delikate situata paraqitet në Tiranë por nuk mbeten pas vendet bregdetare si Veliopoja dhe Shëngjini ku kanë shënuar nga 2 raste helmimesh nga ushqimi, Durrësi dhe Vlora. Bilanci është i lartë edhe për Elbasanin ku janë kontaminuar 16 konsumator.Drejtori i zyrës së këshillimit të konumatorëve Hasan Stafa tha se një tjerët problem që hasin qytetarët dhe që e kanë të denoncuar është edhe personat që punojnë në farmaci. Ata nuk janë farmacistë por studentë të cilët nuk kanë njohuri dhe eksperincën e duhur për të ushtruar këtë profesion.Tregëtimi i mishit në rrugë është një tjetër shqetësim. Janë shënuar 6 raste helmimi ku 4 qytetarë janë kontaminuar në restorant pasi kanë konumuar mish dhe 2 të tjerë në shtëpi.Duke patur këto të dhëna shqetësuese Stafa bënë apel instucioneve të vijojnë me aksionet për frenimin e çdo tregu të improvizuar të cilët rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.